Drita ka marrë një fitore tejet të vlefshme në udhëtim te Vëllaznimi 0-1.
Falë golit të Endrit Krasniqit, gjilanasit kanë arkëtuar tri pikë të rëndësishme.
E kjo fitore Dritën e ka ngritur në pozitën e parë në tabelë me 44 pikë, duke lënë në pozitën e dytë Prishtinën me një pikë më pak.
Liria është rikthyer në pozitën e tretë në tabelë falë fitores ndaj Flamurtarit dhe tani ka vetëm tri pikë më pak se Drita.
E katërta ndodhet Feronikeli me 38 pikë sa ka edhe Llapi një pozitë më poshtë.
Ndryshime ka pasur edhe në pjesën e fundit të tabelës në Superligën e Kosovës.
Besa e Pejës është ngritur në pozitën e 10-të falë fitores ndaj Gjilanit.
Pejanët kanë tani 17 pikë, dy më shumë se Flamurtari që është një pozitë më poshtë dhe katër më shumë se Vllaznia e Pozhoranit. /Telegrafi/