Site icon Telegrafi

Drita këndellet shpejt, triumfon ndaj Flamurtarit

Drita ka arritur të shënojë fitore në shtëpi ndaj Flamurtarit me rezultat 3-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë në Superligën e Kosovës.

Skuadra gjilanase ka arritur të shijoj fitoren e parë këtë sezon, pasi ka triumfuar ndaj Flamurtarit pas humbjes në ndeshjen e parë nga Ferizaj.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë pak më të mirë vendasve, të cilët përveç rasteve të krijuara arritën ta gjejnë edhe golin.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e katërt dhe ishte Betim Haxhimusa, i cili shënoi nga afërsia për 1-0.

Në pjesën e dytë, Drita vazhdoi me lojë më të mirë dhe shënoi edhe dy gola tjerë për të siguruar fitoren ndaj kryeqytetasve.

Ishte minuta e 52-të e ndeshjes kur në skenë doli përforcimi i madh i verës, Izair Emini, i cili shënoi për epërsinë 2-0.

Për 3-0 u përkujdes mbrojtësi Fidan Gërbeshi (78′) që shënoi nga pika e bardhë dhe vulosi rezultatin përfundimtar.

Pas kësaj fitore, Drita renditet në vendin e tretë me tri pikë, ndërsa Flamurtari i fundi me një pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version