Drita ka arritur ta mposht Dukagjin me rezultat 1-0 në kuadër të xhiros së dytë të Albi Mall Superligs së Kosovës.
Të dy skuadrat taktizuan shumë, sidomos në pjesën e parë ku rastet ishin të pakëta.
Marko Simonvski kishte rastin më të mirë në këtë pjesëlojë, ku shënoi, por ai gol u anulua për pozitë jashtë loje.
Në pjesën e dytë Drita i shtoi sulmet dhe gjeti edhe golin që doli të ishte i fitores
Harkimi i Besnik Krasniqit e gjeti Simonovskin i cili nga afër shënoi për 1-0.
Deri në fund Drita ka mundur ta shtojë epërsinë, por që Altik Muhaxhiri në disa raste ishte vendimtar. /Telegrafi/