Drita ka marrë fitoren e tretë radhazi këtë edicion në Superligën e Kosovës.
Në një fushë tejet të rënduar gjilanasit kanë triumfuar ndaj Ulpianës me rezultat 3-1.
Golin e parë e realizoi Arbnor Muja në pjesën e parë, kur realizoi nga afërsia për 1-0.
Me epërsinë minimale të gjilanasve përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.
Ulpiana pjesën e dytë e nisi më mirë, kur Egzon Qerimi shënoi një gol të bukur pas asistimit nga Rapuca për t’i barazuar shifrat në 1-1.
Drita në fund të ndeshjes fitoi penallti, pasi Almir Kryeziu u pengua në zonë nga portieri Basha.
I saktë nga pika e bardhë u tregua Astrit Fazliu për 2-1.
Krejt në fund të ndeshjes, Drita shënoi me Marko Simonovskin për rezultatin përfundimtar 3-1 pas asistimit nga Almir Kryeziu.
Drita e mbyll stinorin vjeshtor me 34 pikë dhe për momentin ndodhet në pozitën e parë deri nesër kur të përfundojë ndeshja Ballkani – Gjilani. /Telegrafi/