Site icon Telegrafi

Drita merr fitore të madhe në udhëtim te Drenica

Drita ka arritur të rikthehet te fitoret në kampionat, ku ka triumfuar te Drenica 0-2.

Për skuadrën gjilanase, Drenica është kundërshtari më i përshtatshëm, pasi që nga viti 2016 nuk kanë humbur.

Ndeshja nisi shumë mirë për mysafirët që rrezikuan të parët, derisa golin e parë e gjetën në minutën e 14-të.

Arbnor Muja harkoi bukur në zonë, derisa Almir Ajzeraj realizoi nga afërsia për 0-1.

Drenicasit tentuan të rikthehen në lojë, ku Kreshnik Uka goditi shtyllën, por pa arritur ta dërgoj topin në rrjetë.

Me epërsinë minimale të Dritës 0-1 përfunduan 45 minutat e para të kësaj ndeshje.

Edhe në pjesën e dytë gjilanasit u treguan më të rrezikshëm, ku 10 minuta pas startit shënuan golin e dytë.

Kapiteni Ardian Limani harkoi bukur në zonë, derisa Hamdi Namani me një gjuajte të saktë shënoi për 0-2.

Me këtë fitore Drita ngjitet në krye të tabelës me 11 pikë sa ka edhe Ballkani, derisa Drenica mbetet në vendin e katërt me 10 pikë.

Në xhiron e ardhshme Drita do ta zhvilloj derbin lokal ndaj Gjilanit, derisa Drenica do të ketë punë me Llapin në udhëtim. /Telegrafi/

Exit mobile version