Të hënën, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë zhvillohet ndeshja e Superkupës.
Kampioni i Kosovës, Drita, do të luajë përballë fituesit të të Kupës së Kosovës, Prishtinës.
Dhe derisa gjithçka është në përgatitje e sipër për ndeshjen e madhe, skuadrat bëjnë stërvitjet e tyre në fushën e stadiumit të rinovuar.
Ekipi i parë që ka hyrë në fushë për seancën e fundit stërvitore ka qenë Drita.
Në faqen e klubit nga Gjilani në Facebook është publikuar një fotografi nga ekipi brenda stadiumit “Fadil Vokrri”.
“FC Drita zbret në fushë! Gati për seancën e fundit stërvitore para ndeshjes së Superkupës”, shkruan në përshkrim.
Pas kampionit, seancën e fundit stërvitore do ta bëjë edhe Prishtina.
Më herët gjatë ditës, Drita ka bërë homazhe te varri i legjendës së futbollit shqiptar, Fadil Vokrri, ku edhe janë vendosur kurora. /Telegrafi/