Site icon Telegrafi

Drita mbahet mirë në pjesën e parë në udhëtim te Plzeni

Drita e ka mbyllur me rezultat të barabartë 0-0 pjesën e parë në udhëtim te Viktoria Plzen në kuadër të ndeshjes së raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Klubi gjilanas është paraqitur mirë dhe është mbajtur fuqishëm në 45 minutat e parë të ndeshjes që po zhvillohet në stadiumin “Doosan Arena” të Plzenit.

45 minutat e parë treguan për një lojë të fortë dhe agresive nga të dyja skuadrat dhe këtë e tregojnë katër kartonët e verdhë, nga dy për secilën skuadër, të dhënë nga gjyqtari.

Për një nuancë më të mirë ishin vendasit të cilët menaxhuan më shumë me topin, në 70 për qind të kohës, për dallim nga Drita që e menaxhoi 30 për qind.

Plzeni gjithashtu pati edhe dy raste shënimi, por njëri i minutave shtesë ishte ideal, me Florian Smakiqin që arriti t’ia mohoj golin me një pritje bravuroze.

Më poshtë keni statistikat e pjesës së parë:

/Telegrafi/

Exit mobile version