Site icon Telegrafi

Drita mbahet mirë në pjesën e parë në udhëtim te Antwerpi

Klubi gjilanas, Drita e ka mbyllur pa gola (0-0) pjesën e parë ndaj belgëve të Royal Antwerp në kuadër të ndeshjes së parë të raundit të dytë kualifikues në Ligën e Evropës.

Pjesa e parë e ndeshjes që po zhvillohet në Bosuilstadion (Anterp) është mbyllur pa gola.

Kjo pjesë është dominuar e gjitha nga vendasit belg, të cilët kanë krijuar shumë, por pa arritur ta gjejnë rrjetën, pasi Drita është mbrojtur mirë.

Posedimi i topit gjatë 45 minutave të parë ishte 59 për qind në këmbët e vendasve dhe 31 për qind në këmbët e futbollistëve të Dritës.

Antwerpi në këtë pjesë pati 13 tentime nga to dy goditje në portë, ndërsa Drita e mbylli pjesën e parë pa asnjë tentim apo goditje.

Lojtarët e Dritës ishin katër herë në pozitë jashtë loje, pas loja bazohej në kundërsulme, ndërsa vendasit asnjëherë.

Më poshtë keni statistikat e pjesës së parë:

/Telegrafi/

Exit mobile version