Telegrafi

Drita luan për befasi në udhëtim ndaj Royal Antwerp, formacionet zyrtare

Royal Antwerp dhe Drita kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për raundin e dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Nën-kampioni i Kosovës udhëton te klubi belg për të zhvilluar ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues, ndeshje që pritet të luhet në Bosuilstadion (Antwerp) me fillim nga ora 19:00.

Ekipi i Ardian Nuhiut ka luajtur mirë dhe ka bindur në raundin e parë ku eliminoi Inter Turkun e Finlandës dhe synon befasi edhe ndaj Antwerpit.

Në anën tjetër, vendasit e trajnerit të njohur Mark van Bommel i nisin garat nga ky raund dhe luajnë vetëm për fitore.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të luajnë me formacionet më të mira të mundshme.

Te Drita startojnë emra si Ardian Limani, Muharrem Jashari dhe Blendi Baftiu, ndërsa te Antwerpi yje si Toby Alderweireld, Radja Naninggolan dhe Vincent Janssen.

Antwerp: Butez; De Laet, Alderweireld, Almeida, Krasniqi; Nainggolan, Yussuf; Gerkens; Myoshi, Janssen, Benson; 

Drita: Maloku; B.Krasniqi, Limani, Balde, Blakqori; Jashari, Broja; Muja, Baftiu, Ajzeraj; Simonovski;

/Telegrafi/