Site icon Telegrafi

Drita – Liria, derbi i javës së 31-të në Superligë

Java e 31-të në elitën e futbollit kosovar filloi me derbin drenicas mes Drenicës dhe Feronikelit që përfundoi pa fitues 0-0.

Ndërkohë pesë ndeshjet tjera në Vala Superligën e Kosovës do të zhvillohen sot (e diel).

Vëmendja më e madhe e adhuruesve të futbollit kosovar do të jetë në qytetin e Gjilanit në ndeshjen Drita – Liria.

Lideri aktual i Superligës, Drita do të tentoj të vazhdojë ecurinë fantastike ku në 26 ndeshjet e fundit nuk ka pësuar humbje.

Ishte pikërisht Liria që ndeshjen e fundit e mposhti Dritën 2-0, ndërsa gjilanasit do të tentojnë të hakmerren për atë humbje.

Ndjekësi më i afërt i Dritës, Prishtina do të përballet me Gjilanin në Pejë.

Interesant pritet të jetë edhe në Gjakovë, ku Vëllaznimi do të kërkojë fitore ndaj Llapit për të mbetur me shpresë se mund t’i ikë barazhit.

Në Mitrovicë, kampioni aktual i Kosovës, Trepça ’89 do të jetë nikoqire e Besës së Pejës.

Ndërkohë në kryeqytet, Flamurtari pritet të ketë punë të lehtë me Vllazninë e Pozhoranit.

Të gjitha ndeshjet fillojnë nga ora 16:00. /Telegrafi/

Exit mobile version