Drita ka barazuar 1-1 përballë Vëllaznimit në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të të Vala Superligës.
Gjilanasit që mbesin lider në renditje ishin favorit para këtij takimi.
Vendasit tentuan disa herë në pjesën e parë, por nuk arritën ta gjenin golin.
Pjesa e dytë nisi me një aksion të bukur të Drilon Musajt i cili harkoi në zonë dhe gjeti Kastriot Rexhën që shënoi për 1-0.
Vëllaznimi mbeti me një lojtar më pak pasi Ilir Syla mori karton të kuq.
Kjo nuk i pengoi kuqezinjtë që të kërkonin barazimi. Fillimisht Henry Chipuese rreziko, por topi shkoi pak mbi shtyllë.
Në minutën e 85-të pas në harkimi në zonë të Besnik Krasniqi me kokë më së miri u gjend Lekë Vula i cili barazoi shifrat në 1-1.
Deri në fund nuk kishte më gola dhe Drita me këtë barazim shton epërsinë përballë Prishtinës me një pikë, 37 gjithsej. /Telegrafi/