Telegrafi

Drita me lehtësi kundër Drenicës, vazhdon në luftë për titull

Drita ka arritur të fitojë ndaj Drenicës më lehtë se që është menduar me rezultat 3-1.

Gjilanasit arritën të shënonin dy herë në pjesën e parë për t’i hequr dilemat e fituesit.

Xhevdet Shabani harkoi bukur brenda zonës për Kastriot Rexhën, i cili realizon me kokë për 1-0.

Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i dytë.

Liridon Leci ishte ai që dyfishoi epërsinë, derisa me kokë shënon për 2-0.

Në pjesën e dytë Drita e gjeti edhe golin e tretë. Ishte Xhevdet Shabani ai që shënoi për 3-0.

Drenica arriti ta shënojë gol në minutën e 68-të me Armend Abazin.

Pas kësaj fitoreje Drita i afrohet në dy pikë Prishtinës, me 41 pikë. /Telegrafi/