Taylor dhe Fabo të dielën janë kthyer në SHBA duke u ndarë nga Drita. Shkaktar i ndarjes, sipas ekipit gjilanas, është disiplina e tyre, e jo loja e dobët.
“I kanë injoruar komplet kërkesat e klubit, nuk kanë dashur të stërvitin, edhe pse ishin paralajmëruar se nuk mund të vazhdohet kësisoj. Me gjithë lojën e mirë që shfaqën, ata tashmë janë larguar dhe Drita përfundimisht”, tha zyrtari i Dritës, Fazli Fazliu.
Sipas tij, ekipi gjilanas së shpejti do të sjellë dy emra të rinj në klub dhe mbush boshllëkun e krijuar me largimin e amerikanëve.
“Tashmë jemi në kërkim të dy përforcimeve të tjera dhe besoj se shumë shpejt do të sjellim dy lojtarë të rinj nga jashtë”, ka shtuar Fazliu. Taylor kundër Trepçës kishte shënuar 25 pikë e Wilson 17 sosh. Në Dritë kanë mbetur dy amerikanët e tjerë Kason Cheks dhe Joe Mincey. Drita në tre javët e para ka shënuar dy fitore dhe pa pësuar një humbje. /Zëri/Telegrafi/