Drita ka shënuar fitore në shtëpi ndaj Llapit me rezultat 4-0 në kuadër të javës së pestë në Albi Mall Superligë.
Vendasit vinin pas një barazim në Ferizaj, ndërsa mysafirët pas humbjes në shtëpi ndaj Prishtinës.
Drita fitoi penallti që në minutën e 10-të me Besnik Krasniqin që ishte i saktë nga pika e bardhë për 1-0.
Pas tij Marko Simonovski kishte një rast të mirë, por gjuajtja e tij u ndal në shtyllë.
Në minutën e 26-të sërish Drita fitoi penallti, dhe sërish Krasniqi ishte i saktë nga pika e bardhë për 2-0.
Pak pa u mbyllur pjesa e parë, Almir Kryeziu shënoi për 3-0, pasi paraprakisht kishte qëlluar shtyllën disa minuta më herët.
Edhe pjesën e dytë Drita e nisi me të njëjtin ritëm, duke i dhënë vulë fitores.
Zhvillohej minuta e 54-të, kur Krasniqi gjen në zonë Simonovskin i cili shënon për 4-0.
Deri në fund nuk kishte më gola edhe pse rastet nuk munguan.
Drita pas kësaj fitoreje ka 8 pikë, ndërsa Llapi ka tri më pak. /Telegrafi/