Drita ka arritur të kthehet te fitoret derisa para adhuruesve të vet ka mposhtur Llapin me rezultat 2-0.
Pjesa e parë solli shumë pak nga loja, me dy skuadrat që luanin kujdesshëm.
Kësisoj 45 minutat e para të kësaj sfide përfunduan ashtu siç filluan me rezultat të bardhë 0-0.
Në pjesën e dytë Drita ishte më kërkuese dhe arriti që në 15 minutat e fundit të ndeshjes të shënoj dy gola.
Fillimisht Izair Emini në dy raste goditi shtyllën, para se Betim Haxhimusa në minutën e 75-të të shënojë për 1-0.
Krejt në fund të ndeshjes, Erjon Vucaj shënoi një gol të bukur për rezultatin përfundimtar 2-0.
Me këto tri pikë, Drita ngjitet në pozitën e dytë në tabelë me 31 pikë, sa ka edhe Gjilani në vendin e tretë dhe mbetet tri pikë mbrapa liderit Ballkanit.
Në anën tjetër Llapi mbetet në vendin e gjashtë me 24 pikë, 10 më pak se lideri Ballkani.
Ndeshjen e ardhshme Drita do ta luaj në udhëtim tek Trepça ’89, ndërsa Llapi e pret Flamurtarin. /Telegrafi/