Telegrafi

Drita kryen testimet për COVID-19, rezultojnë negative

Klubi i Dritës ka njoftuar se të gjithë lojtarët dhe stafi kanë rezultuar negativë në testimet për coronavirus.

Në një njoftim të publikuar në faqen zyrtare në Facebook, klubi nga Gjilani ka bërë të ditur se i kanë marrë rezultatet nga IKSHPK dhe kanë një lajm të mirë për tifozët e tyre.

Për më shumë, të gjithë lojtarët dhe stafi janë me shëndet të shkëlqyer, ashtu që seancat stërvitore do të vazhdojnë sipas planit.

“Stafi dhe lojtarët e klubit tonë janë testuar të shtunën në mëngjes, ndërsa sonte (e diel) kemi pranuar rezultatin nga IKSHPK dhe te gjithë kanë rezultuar negativ në testimin për COVID-19”.

“Lajmi i mirë është se të gjithë lojtarët dhe stafi janë me shëndet të përsosur, dhe nga nesër seancat grupore të stërvitjes do të vazhdojnë siç është planifikuar”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/