Pandemia e njohur si coronavirus apo Covid-19 ka prekur tashmë edhe kampionin aktual të Kosovës, Dritën.
Drita do të nis kampanjën para-kualifikuese për Ligën e Kampionëve sot (e shtunë) me fillim nga ora 18:00 në takimin ndaj Inter Escaldes.
Dje (e premte) gjatë ditës, klubi gjilanas u nis drejt Nyonit të Zvicrës pasi i gjithë ekipi dhe stafi u pajisen me rezultate pozitive të testeve për Covid-19.
Megjithatë, pas testimit të sotëm në Nyon, një lojtarë ka rezultat pozitiv me këtë virus.
Bëhet fjalë për mbrojtësin Fidan Gërbeshi, i cili nuk do të mund t’i ndihmoj ekipit pas testeve të bëra sot.
Te Drita do të mungojë edhe Bujar Shabani, i cili ka rezultuar negativ, por për shkak të kontakti me Gërbeshin duhet të izolohet sipas rekomandimeve.
“Për fatin tonë të keq mungojnë: Fidan Gerbeshi, i cili në testimin e fundit ka rezultuar pozitiv dhe Bujar Shabani i cili ka rezultuar Negativ, por për shkak të kontaktit me Fidanin, është kërkuar nga Uefa që të vetë-izolohet”, thuhet në njoftimin e Dritës.
Ndryshe, dje gjatë ditës, fituesi i Kupës së Kosovës, Prishtina njoftoi infektimin e shtatë anëtarëve të klubit me coronavirus, ku katër janë anëtar të stafit dhe tre futbollistë. /Telegrafi/