Telegrafi

Drita kërkon fitoren e parë, derisa Dukagjini luan për pikët e para – formacionet zyrtare

Drita kërkon fitoren e parë në sezonin e ri në ALBI Superligën e Kosovës.

Gjilanasit në xhiron e dytë do të jenë nikoqir të Dukagjinit në stadiumin me bari sintetik në Gjilan me fillim nga ora 17:00.

Të besuarit e Ardian Nuhiut e nisën me barazim sezonin e ri, derisa Dukagjini u mposht në shtëpi nga Prishtina 1-2.

Drita është në kërkim të fitores së parë këtë edicion, derisa klinasit kanë udhëtuar drejt Gjilanit për pikët e para në kampionat.

Formacionet zyrtare:

Drita: Maloku; Krasniqi, Limani, Vitija, Blakqori; Namani, Broja; Kryeziu, Baftiu, Selmani; Simonovski;

Dukagjini: Haxhihamza; Dallku, Basriu, Syla, Shala; Hugo, Qerimi, Zabërgja; Zylfiu, Januzi, Merlaku; 

/Telegrafi/