Site icon Telegrafi

Drita “kërcënon” të ndal serinë Drenicës

Mirëpo, në anën tjetër edhe kundërshtari i tyre, Drenica është duke kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme dhe shumë vështirë do të pranojë ndonjë rezultat tjetër përveç fitores.

Të dyja skuadrat premtojnë angazhim maksimal dhe mbi të gjithë lojë korrekte. Drenica, që nga marrja nën drejtim e trajnerit Afrim Jashari, nuk din për humbje në pesë javët e fundit dhe kjo është një arsye shtesë për të besuar se ata do të vazhdojnë suksesshëm.

“Duke i pasur parasysh rezultatet pozitive të deritanishme, tash e tutje skuadra duhet ta jap dyfishin e maksimumit, për të dëshmuar se rezultatet që po i arrijmë nuk janë të rastësishme. Kemi respekt për Dritën, të cilën e mirëpresim në Skenderaj. Por, ne do të hyjmë për fitore me shpresë se edhe do t’ia arrijmë qëllimit”, ka thënë tekniku i Drenicës, Jashari.

Në anën tjetër, ekipi gjilanas e ka parasysh ecurinë e kuqezinjve, por kjo nuk i frikëson, madje ata kërcënojnë ta ndërpresin këtë seri pozitivë të drenicasve.

“Na pret një udhëtim i vështirë, përkatësisht një skuadër e fortë, e cila qe pesë javë i ka shënuar tri fitore e dy barazime. Por, ne në Drenicë do të shkojmë të motivuar pas fitores së fundit ndaj Llamkos Kosovës. Unë në çdo ndeshje e synoj fitoren me ekipin tim, kështu që të njëjtën gjë do ta bëjmë edhe përballë Drenicës” , tha trajneri i gjilanasve Milaim Zuzaku.

Këtë të shtunë zhvillohet edhe një ndeshje tjetër ajo në Ferizaj, ndërmjet Ferizajt e Ferronikelit. Pas fitores së Llamkos Kosovës ndaj Hajvalisë, Ferizaj do të tentojë me të gjitha forcat të arrijë tek trepikëshi për tu rikthyer në krye të tabelës.

Kosovës. Ferizaj para shikuesve e pret Ferronikelin, skuadër kjo që po kalon nëpër momente jo të mira.

Futbollistët nga Drenasi që tash e tutje udhëhiqen nga trajneri Ramiz Krasniqi edhe me një barazim do të ishin të kënaqur. Ata në fundjavë në fushën e vet barazuan me Fushë Kosovën dhe ky ishte një sinjal jo i mirë për ta. Pozita në tabelë tek ta sikur ka krijuar një lloj presioni, andaj ata tash e tutje në çdo ndeshje duhet të kërkojnë pikë, në të kundërtën mbijetesa seriozisht do tu vihet në dyshim. /Zëri/Telegrafi/

Superliga – java 11

Llamkos Kosova – Hajvalia 1:0

e shtunë

Ferizaj – Ferronikeli
Drenica – Drita

e diele

Besa – Hysi
Trepça – Trepça’89
Fushë Kosova – Prishtina

Ndeshjet fillojnë në ora 15:00  

Exit mobile version