Drita do ta zhvillojë ndeshjen kthyese ndaj kampioënve të Luksmeburgut, Dudelange, për ta kërkuar raundin e tretë kualifikues të Ligës së Evropës.
Gjasat janë të mira pasi që ndeshja e parë është mbyllur me rezultat 2-1. Fitorja pa pranuar gol do të thotë kalim tutje.
Kryetari, trajneri, tani edhe lojtari më me përvojë, Fidan Gërbeshi kanë kërkuar përkrahjen maksimale të tifozëve.
Të gjithë kërkojnë nga Intelektualët që të dhurojnë spektakël në ndeshjen që do të luhet sot (e enjte, 20:45) në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.
“Angazhimi maksimal nga ana jonë nuk do të mungojë. Këtë ua garantojmë të gjithë shikuesve. Jemi përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje. Është ndeshje shumë e rëndësishme për ne dhe synojmë rezultat që na dërgon tutje”.
“Gjasat janë të mira, sepse me një fitore minimale ne kualifikohemi tutje. Qëllimi jonë është të bëjmë paraqitje të mirë dhe të kemi kujdes të mos pranojmë gol të parët. Duhet të kemi kujdes dhe të mos paraqitemi në fushë me eufori”.
“Nuk duhet të ndikohemi nga atmosfera që pres të jetë fantastike. ‘Intelektualët’ kanë qenë gjithmonë lojtari jonë i 12-të. Përkrahja e tyre është shumë e nevojshme për ne”, ka thënë Gërbeshi.
Trajneri Bekim Isufi ka zbuluar që mungopjnë katër lojtarënë këtë ndeshje.
“Synimet janë që të kalohet në turin tjetër. Ani pse jemi në disavantazh, me një lojë të mençur mund t’i arrijmë qëllimet. Mungojnë Viktor Kuka dhe Endrit Krasniqi, mirëpo mund të them se ne tashmë jemi mësuar me mungesa dhe këtë fond të futbollistëve”.
“Shpresoj se do të vijnë të gjithë ‘Intelektualët’ që së bashku t’i mbështesim lojtarët në këtë sfidë historike”, deklaroi Isufi.
Gjilanasit gjithashtu do ta vuajnë mungesën e Denis Halitit që ka marrë rrugë drejt Suedisë dhe Leotrim Kryeziut që është transferuar te ekipi zviceran Lugano. /Telegrafi/