Telegrafi

Drita ka siguruar garat evropiane, tani mendjen te titulli

Drita me fitoren e marr sot kundër Drenicës (1-0) në kuadër të xhiros së 32-të në Superligën e Kosovës, ka siguruar daljen në garat evropiane për edicionin 2020/21.

Golin e fitores për “bardhekaltërit” e ka shënuar sulmuesi anësor Xhevdet Shabani në fillim të pjesës së dytë, ku pas këtij goli nuk kishte më lojë, pasi skuadrat nuk rrezikonin njëra-tjetrën.

Drita mund të shpallet që nesër kampion, nëse në ndeshjen kryesore Gjilani dhe Ballkani, nuk ka fitues.

Me fitore, Drita tashmë ka 68 pikë, katër më shumë se Gjilani që gjendet në pozitën e dytë, dhe pesë më shumë se Ballkani një pozitë më poshtë.

Aktualisht Drita e ka fituar të drejtën për të luajtur në Ligën e Evropës, ndërsa është në pritje për Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/