Më në fund ka qetësi te Drita për sa i përket testeve për virusin Covid-19.
Kampioni në fuqi i Kosovës pak orë më parë njoftoi se 17 anëtarë të klubit janë ritestuar.
E tani ka ardhur lajmi i mirë, pasi të gjithë të testuarit që do të udhëtojnë për në Zvicër kanë rezultuar negativë.
Ka qenë vet klubi i Dritës që nëpërmjet një njoftimin në faqen e tyre zyrtare ka konfirmuar këtë gjë.
Gjilanasit nesër do të udhëtojnë për në Zvicër për të zhvilluar raundin preliminar të Ligës së Kampionëve.
“Dëshirojmë ta njoftojmë të gjithë opinionin që të gjithë personat e ritestuar kanë rezultuar negativ”.
“Nesër do të udhëtojmë të gjithë së bashku më të fortë se kurrë”.
“Faleminderit Institutit të Shëndetit Publik për bashkëpunimin dhe gatishmërinë”, thuhet në njoftimin e klubit bardhekaltër. /Telegrafi/