Site icon Telegrafi

Drita i bie pishman, i rikthehet garave

Udhëheqësit e klubit gjilanas, në mbledhje e mbajtur para pakë minutave kanë vendosur që për hir të qytetit mos t’i lënë garat.

“Për hir të qytetit dhe klubit kemi vendosur që t’i vazhdojmë garat. Deri më tani e kemi pasur vështir, por edhe do ta kemi pasi nuk kemi sponsor”, ka thënë për Express Fazli Fazliu, drejtor i KB Drita.

Pavarësisht krizës financiare, klubi gjilanas do të përforcohet edhe me një basketbollistë të huaj.

“Në ekip i kemi dy basketbollistë amerikan, kurse nesër ekipit do t’i bashkohet edhe një përforcim i ri. Ai është Darrick Thomas”, ka thënë Fazliu.

Drita e ka nisur shumë mirë sezonin e ri në ETC Superligë. Nga pesë ndeshje të këtij sezoni, klubi gjilanas ka fituar katër përballje, derisa ka humbur vetëm një takim.

Ata gjenden në vendin e tretë me nëntë pikë të tubuar sa ka edhe Peja që gjendet në vendin e dytë. /Express/Telegrafi/ 

Exit mobile version