Skuadra e Dritës së Gjilanit ka bërë një goditje të madhe në afatin kalimtar të janarit.
Bardh e kaltërtit kanë arritur marrëveshje me futbollistin shqiptar nga Maqedonia, Nderim Nexhipin
Nexhipi së fundmi ishte futbollist i lirë pasi shkëputi bashkëpunimin me skuadrën shqiptare Korabin.
Kujtojmë që ish-reprezentuesi i Maqedonisë ka përvojë të madhe në futbollin evropian ku ishte edhe pjesë e Hertha Berlinit në Bundesliga. /Telegrafi/