Site icon Telegrafi

Drita frenohet në Prishtinë

Kryendeshjen e javës fitoi Prishtina e cila pos që ia shkaktoi humbjen Dritës riktheu pozitën e liderit në tabelën e klasifikimit.

Në këtë kaptinë u shënuan tri gola dy nga nikoqirët dhe një nga mysafirët (2:1). Prishtina me meritë fitoj këtë duel ndërsa Drita dëshmoj se jo rastësisht ishte skuadër deri dje e pamposhtur.

Derbin e skuadrave mitrovicase e fitoi Trepça’98, e cila mundi Trepçën me rezultat 2:1. Takimi ishte cilësor dhe mbi të gjitha korrekt.

Besa dhe Liria në këto xhiro të fundit po japin sinjale të këndelljes. Pejanët mposhtën Lepencin ndërsa prizrenasit Drenicën. Humbje pësuan në terrenin e tyre Kek-u nga Vëllaznimi dhe Gjilani nga Hysi. Pas këtyre humbjeve pozita e këtyre skuadrave keqësohen edhe më shumë.

Rezultatet

Trepça-Trepça’89 1:2, Besa-Lepenci 2:0, Gjilani-Hysi 0:3, KEK-u-Vëllaznimi 0:1,
Prishtina-Drita 2:1 dhe Liria-Drenica 2:1.

Tabela

Nr   Skuadra Ndeshje Fitore Barazim Humbje Gol. Pikët
1       Prishtina 11  17:8  23 
2       Drita 11  17:7  22 
3       Vëllaznimi 11  12:6  22 
4       Trepça’89 11  17:13  19 
5       Hysi 11  15:12  15 
6       Trepça 11  12:12  14 
7       Besa 11  14:16  14 
8       Drenica 11  11:13  13 
9       Lepenci 11  7:10  13 
10       KEK-u 11  11:17  10 
11       Liria 11  8:17  10 
12       Gjilani 11  8:18 

Në xhiron e 12-të, e cila zhvillohet më 29-30 tetor prej orës 14:00 takohen: Trepça’89- Drenica, Liria-Drita, Prishtina-Vëllaznimi, KEK-u-Hysi, Gjilani-Lepenci dhe Besa-Trepça. /Telegrafi/

Exit mobile version