Telegrafi

Drita me fitore të thellë ndaj KEK-ut

Drita ka bërë proces të shkurtër me KEK-un në shtëpi.

Sfida e zhvilluar në stadiumin “Selami Osmani – Bezi” nuk kishte ndonjë dilemë.

Drita ishte bindshëm më e mirë.

Nwabueze  ishte ai që gjeti golin në minutën e 43-të për 1-0.

Më pas në pjesën e dytë Drita gjeti tri herë golin brenda gjashtë minutave, së pari në minutën e 71-të (autgol) më pas në minutën e 77-të me Nwabuezen.

Golin e fundit ishte Osmani që e realizoi për 4-0.

Drita me këtë fitore ka 44 pikë, 11 më pak se Prishtina në vendin e tretë dhe nuk rrezikohet me rënie nga elita. /Telegrafi/