Drita ka bërë proces të shkurtër me KEK-un në shtëpi.
Sfida e zhvilluar në stadiumin “Selami Osmani – Bezi” nuk kishte ndonjë dilemë.
Drita ishte bindshëm më e mirë.
Nwabueze ishte ai që gjeti golin në minutën e 43-të për 1-0.
Më pas në pjesën e dytë Drita gjeti tri herë golin brenda gjashtë minutave, së pari në minutën e 71-të (autgol) më pas në minutën e 77-të me Nwabuezen.
Golin e fundit ishte Osmani që e realizoi për 4-0.
Drita me këtë fitore ka 44 pikë, 11 më pak se Prishtina në vendin e tretë dhe nuk rrezikohet me rënie nga elita. /Telegrafi/