Kampioni në fuqi i Kosvoës, Drita ka marrë një fitore të artë në udhëtim te KEK-u 1-2.
Drita ka marrë edhe fitoren e katërt radhazi në Ipko Superligën e Kosovës.
Skuadra kampione e Kosovës ka triumfuar në udhëtim tek KEK-u me rezultat 1-2.
Me të filluar ndeshja Drita gjeti golin, pasi Betim Haxhimusa realizoi për 0-1.
Kampioni në fuqi i Kosovës shkoi në pushim me epërsi minimale 0-1.
Drita sulmonte vazhdimisht në pjesën e dytë dhe pati raste të mira me Xhevdet Shabanin dhe Haxhi Nezirajn.
Në minutën e 88-të, KEK-u barazoi rezultatin duke befasuar gjilanasit.
Por bardh e kaltërtit nga Gjilani nuk u dorëzuan dhe arritën golin e fitores në minutat shtesë.
Ishte përsëri Betim Haxhimusa që shënoi për Dritën duke i siguruar tri pikë të mëdha.
Pas kësaj fitore Drita ngritët në pozitën e katërt në tabelë me 19 pikë të tubuara.
Në anën tjetër KEK-u mbetet në fund me vetëm një pikë.
Ndeshjen e radhës kampioni në fuqi i Kosovës do ta luaj në kryeqytet ndaj Flamurtarit.
Në anën tjetër KEK-u përsëri do të luaj me një skuadër gjilanase pasi përballet me Gjilanin në udhëtim. /Telegrafi/