Site icon Telegrafi

Drita fiton me rezultat komod ndaj Trepçës ’89, përforcon kreun

Foto: FC Drita/Facebook

Drita e ka mposhtur Trepçën ’89 me rezultat 3-1 në kuadër të javës së dhjetë në Albi Mall Superliga.

Pas vetëm shtatë minutash lojë, skuadra nga Gjilani kaloi në epërsi me golin e Muharrem Jasharit.

Më pas, skuadra mysafire filloi të këndellej, por në këtë pjesë të parë, Faton Maloku ishte heroi i skuadrës mikpritëse, pasi bëri tri pritje në minutën e 33-të.

45 minutat e parë përfunduan me këtë gol të vetë, derisa në të dytën u shënuan edhe dy të tjerë.

Fillimisht, në minutën e 50-të, skuadra nga Mitrovica ia doli të tundte rrjetën me anë të Ardian Mujës, por atë e anuloi VAR-i për ndërhyrje të palejueshme para ndërtimit të aksionit, duke akorduar penallti për vendasit.

Në minutën e 54-të, nga pika e bardh i saktë u tregua Besnik Krasniqi, që realizoi për 2-0.

Për 3-0 u përkujdes Ardit Tahiri që shënoi në minutën e 70-të, por që mysafirët nuk u dorëzuan.

Trepça’89 pati edhe një tjetër gol të anuluar, pasi Pllana shënoi në minutën e 81-të, mirëpo u anulua për pozicion jashtë loje.

Skuadra mitrovicase vazhdoi me presion edhe më tej, duke arritur që të shënojnë për 3-1 me anë të Ardian Mujës (90+3), me asistimin nga Christian Mba.

Drita vazhdon të jetë lider me 24 pikë, ndërsa Trepça ’89 mbetet në pozitën e gjashtë me nëntë sosh. /Telegrafi/


Standings provided by Sofascore
Exit mobile version