Drita e ka mposhtur Prishtinën me rezultat 3-0 në derbin që u zhvillua në kuadër të javës së gjashtë në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Pjesa e parë ishte e qetë për nga golat, megjithëse të dy skuadrat patën shansin që të shënonin.
45 minutat e dytë nisën furishëm nga vendasit, që gjetën shpejtë golin e epërsisë.
Ishte Almir Ajzeraj, ai që shënoi për 1-0 për Dritën në minutën e 47-të.
Dy minuta kaluan dhe skuadra nga Gjilani shënoi edhe të dytin.
Tani ishte Albin Prapashtica, ai që shfrytëzoi një gabim nga mbrojtja e Prishtinës për 2-0.
Drita e shënoi edhe të tretin, për 3-0 me golin e shënuar prej Kastriot Selmanit (90+2′), për të marrë pikët e plota në këtë derbi.
Pas javës së gjashtë, Drita gjendet në vendin e katërt me nëntë pikë, aq sa ka edhe Prishtina në të pestin, por që ka një ndeshje më shumë të zhvilluar. /Telegrafi/