Telegrafi

Drita fiton me përmbysje ndaj Malishevës

Drita ka arritur të rikthehet te fitoret në BKT Superligë, ku ka mposhtur Malishevën 3-1 në kuadër të xhiros së 30-të.

Ka qenë një fitore me përmbysje për gjilanasit pasi fillimisht ishin në disavantazh prej një goli.

Përkundër disa rasteve të mira për shënim, 45 minutat e para të kësaj ndeshje përfunduan me rezultat të barabartë 0-0.

Me të filluar pjesa e dytë, Hasan Hyseni kaloi mysafirët në epërsi duke shënuar një gol të bukur për 0-1 në minutën e 48-të.

Drita u kundërpërgjigj ku në minutën e 61-të, Almir Ajzeraj realizoi për të barazuar shifrat në 1-1.

Në minutën e 76-të, Drita gjeti golin e epërsisë, kur pas asistimit të Almir KRyeziut, Hamdi Namani shënoi me kokë për 2-1.

Krejt në fund të ndeshjes, gjilanasit shënuan edhe golin e tretë përmes zëvendësuesit Ardit Tahiri që realizoi pas një solo aksioni fantastik.

Me këtë fitore Drita ngritët në vendin e dytë në tabelë me 55 pikë, nëntë më pak se lideri Ballkani.

Ndeshjen e radhës Drita do ta zhvillojë në udhëtim te Ballkani, derisa Malisheva është nikoqire e Llapit. /Telegrafi/