Telegrafi

Drita fiton në shtesë ndaj Dukagjinit

Drita ka fituar në minutat shtesë 1-0 ndaj Dukagjinit në takimin e vlefshëm për javën e 14-të në Ipko Superligën e Kosovës në futboll.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të vendasve, të cilët patën disa raste të mira shënimi.

Xhevdet Shabani (13′), Erjon Vucaj (41′) dhe Hamdi Namani (45′) patën rastet më të mira në këtë pjesë, por asnjëri nuk arriti t’i konkretizojë.

Edhe pjesa e dytë foli e gjitha në të mirë të Dritës që tentonte golin e epërsisë, ndërsa Dukagjini mbrohej mirë.

Gilberto (47′), Bunjamin Shabani (52′), Adrian Cuculi (67′) dhe Izair Emini (70′) tentuan shënimin, por shifrat mbeten të pandryshuara.

Kur pritej që ndeshja të përfundoj, Drita fitojë një penallti në shtesë të cilën e konkretizojë Emini dhe ndeshja u mbyll me fitoren 1-0.

Pas kësaj fitore, Drita ka 27 pikë në vendin e dytë, po aq sa ka Gjilani në vendin e tretë me një ndeshje më pak, ndërsa Dukagjini renditet i fundit me tetë pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Drita udhëton te Feronikeli, ndërsa Dukagjini e pret Flamurtarin. /Telegrafi/