Site icon Telegrafi

Drita fiton në fund te Malisheva, Ardit Tahiri përsëri hero

Drita ka marrë një fitore të madhe me rezultat 1-0 në udhëtim te Malisheva në ndeshjen e javës së tretë në Superligën e Kosovës.

Klubi gjilanas i është rikthyer fitores në kampionat, duke mposhtur Malishevën pas barazimit me Llapin.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me temp të lartë dhe raste nga të dyja skuadrat, me Dritën që pati raste më të mira, por pa arritur të tundin rrjetën.

Edhe pjesa e dytë ishte thuajse e barabartë nga të dyja skuadrat, të cilat tentonin golin, me Malishevën që pati raste diçka më të mira.

Megjithatë, ishin vetëm mysafirët që arritën ta gjejnë golin dhe të marrin një fitore shumë të vlefshme.

Goli i vetëm erdhi në minutën e 84-të të ndeshjes dhe ishte talenti Ardit Tahiri, i cili shënoi golin e fitores 1-0 duke u bërë edhe një herë hero i ‘Intelektualëve’.

Pas kësaj fitore, Drita e sheh veten në pozitën e dytë me 7 pikë, ndërsa Malisheva zë vendin e tretë me 4 pikë.

Në ndeshjen e radhës, gjilanasit e presin Ballkanin, ndërsa Malisheva udhëton te Llapi. /Telegrafi/

Exit mobile version