Site icon Telegrafi

Drita fiton ndaj Dukagjinit dhe forcohet në krye

(Foto: dritafc.com/Facebook/Drita FC)

Me rezultat 2-0, Drita ka triumfuar përballë Dukagjinit në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Të dyja skuadrat i patën rastet e tyre në pjesën e parë të takimit, e cila përfundoi pa gola.

Në fillim të gjysmës së dytë u akordua penallti në favor të vendasve, mirëpo Betim Haxhimusa nuk u tregua i saktë nga pika e bardhë.

Zhvillohej minuta 57-të e takimit kur u zhbllokua rezultati me një gol të Liridon Lecit të shënuar me kokë pas një harkimi nga këndi.

Nikoqirët nuk u ndalën me kaq. Ata e realizuan edhe golin e dytë, kur pas një kombinimi në zonë shënoi Astrit Fazliu (87’).

Pas kësaj fitoreje, Drita është ngritur në kuotën e 58 pikëve, shtatë më shumë se Prishtina dhe Gjilani që nuk i kanë zhvilluar ndeshjet e kësaj xhiroje.

Nga ana tjetër, Dukagjini tashmë ka rënë nga elita e futbollit të Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version