Drita e ka mposhtur me rezultat 1-0 Drenicën në kuadër të javës së 14-të në BKT Superligën e Kosovës.
Skuadra vendase e filloi më mirë takimin, duke rrezikuar me anë të Vucajt qysh në minutën e 23-të, por goditja e tij shkoi mbi portë.
Drenica më pas filloi të këndellej dhe rrezikoi me anë të Ukës, mirëpo goditja e tij po ashtu shkoi mbi portë.
Në 45 minutat e dytë, Drita ishte edhe më kërkuese, por u mungoi konkretizimi.
Fazliu, Limani dhe Namani kishin mundësit të arta, por nuk ia dolën t’i shfrytëzonin ato.
Kur po kalonin minutat e fundit të sfidës, skuadra vendase ia doli të tundte rrjetën e Drenicës me anë të Simonovskit në minutën e 89-të
Pas javës së 14-të, Drita është në vendin e dytë me 25 pikë, aq sa ka edhe Gjilani, gjersa Drenica është në të katërtin me 20 sosh. /Telegrafi/