Drita ka fituar 3-1 ndaj Besës në kuadër të javës së 22-të në Superligën e Kosovës.
Pas vetëm pesë minutash lojë në stadiumin e qytetit, intelektualët kaluan në epërsi me golin e Xhevdet Shabanit.
I shumë disponuar për lojë, Shabani (15’), shënoi edhe golin e dytë për Dritën duke bërë që rezultati të shkonte në 2-0.
45 minutat e dytë ishin edhe më intensiv, pasi u shënuan edhe dy gola të tjerë.
Fillimisht Besa ngushtoi epërsinë e vendasve në 2-1 me golin e realizuar nga Ardi Hajdini në minutën e 65-të.
Por, Drita e vulosi fitoren e tyre me golin e tretë të realizuar nga Bujar Shabani (67’) që u asistua nga Betim Haxhimusa.
Pas javës së 22-të, Drita është rikthyer në vendin e parë me 47 pikë, mirëpo shpreson që Ballkani të dështoi ndaj Llapit në takimin që aktualisht po zhvillohet, gjersa Besa vazhdon të jetë në vendin e fundit me shtatë sosh. /Telegrafi/