Telegrafi

Drita fiton Kupën e Kosovës në volejboll në konkurrencën e femrave

Ka përfunduar finalja e Kupës së Kosovës në volejboll në konkurrencën e femrave.

Drita në finale e mposhti kampionen në fuqi, M-Technologien me rezultatin e ngushtë 3:2 (25:22, 20:25, 25:19, 23:25, 15:10) në sete.
Lojtarja më e mirë në këtë finale ka qenë Adelajda Prenga e cila ka shënuar 17 pikë.

Ndërkohë te Drita u dalluan edhe Rukija Muja me 14 pikë, Dhurata Sylejmani me 13 pikë dhe Valmira Ramadani me 11 pikë.

Ndërkohë pikë nën dyshifrore realizuan edhe Elvira Bajraktari me gjashtë pikë dhe Blinera Jaha me një pikë.

Ishte një ndeshje jashtëzakonisht interesante nga fillimi deri në fundin e saj, ku fituesi u vendos në setin e pestë. /Telegrafi/