Site icon Telegrafi

Drita fiton dhe largon Fushë Kosovën nga Superliga e Kosovës

Drita ka shënuar fitore ndaj Fushë Kosovës me rezultat 3-1 në kuadër të javës së 32-të të Superligës së Kosovës.

Kjo fitore u shërbeu gjilanasve të mbesin në hap për titull, ndërsa ‘Pampurat’ zyrtarisht pas një viti qëndrim në Superligën e Kosovës, duket të kthehen në Ligën e Parë.

Ndeshja u zhbllokua shumë shpejtë nga Drita, me Blend Baftiun që gjeti rrjetën në minutën e gjashtë për 1-0.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, me gjilanasit që në të dytën kërkonin ta siguronin fitoren.

Në minutën e 53-të, Drita arriti të shënojë sërish edhe kësaj radhe me Blend Baftiun për 2-0.

Fushë Kosova tentoi të kthehej në lojë me golin e Dorent Hajdarit në minutën e 74-të për 2-1, por nuk ia doli.

Kjo pasi që Besnik Krasniqi arriti të shënojë pas tre minutash për rezultatin 3-1.

Drita me këtë fitore mban vendin e tretë me 62 pikë, ndërsa Fushë Kosova me 20 pikë tani më është në vendin e nëntë duke rënë matematikisht nga Superliga e Kosovës. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
Exit mobile version