Site icon Telegrafi

Drita fiton derbin e zjarrtë

Ndeshja ishte e tensionuar gjatë tërë ndeshjes me shumë ndërhyrje dhe ritëm të shpejtë. Ishte skuadra e Gjilanit ajo që kaloi në epërsi e para përmes Venhar Sermaxhajt kah fundi i pjesës së parë. Sidoqoftë, Drita u rikthye në lojë në pjesën e dytë me golin e Ardian Limanit (62’) i cili i barazoi shifrat në 1-1.

Drita shtoi presionin e saj dhe në fund të takimit arriti t’i shënonte edhe dy gola të shpejtë përmes Florim Berishës dhe Blendin Gashit.

Vlen të përmendët se në këtë takim pati një rekord të shikueshmërisë prej rreth 7 mijë shikuesve që vërtetë i dhanë hijeshi këtij derbi. Komplimente për Intelektualët dhe Skifterat të cilët krijuan një atmosferë impozante gjatë tërë ndeshjes edhe pse binte shi vazhdimisht. /Telegrafi/

 

Exit mobile version