Telegrafi

Drita e zyrtarizon rikthimin e Astrit Fazliut

Drita ka bërë përforcimin e parë për afatin kalimtar të janarit.

Skuadra gjilanase e ka rikthyer në radhët e veta sulmuesin anësor Astrit Fazliun.

Fazliu për një vit e gjysmë ishte pjesë e Feronikelit ku kishte fituar titullin e kampionit dhe Kupën e Kosovës.

Drita e ka prezantuar lojtarin me një video të publikuar në faqen zyrtare duke shkruar ‘Mirëseuktheve kampion’.

Kujtojmë që Fazliu ishte shpallur edhe me Dritën kampion i Kosovës dy vite më parë. /Telegrafi/