Site icon Telegrafi

Drita e shokon kampionin

Skuadra kampione e vitit të kaluar nuk arriti që të nxjerrë asnjë pikë në ndeshjen hapëse të edicionit të ri sot edhe pse u mundua shumë për një rezultat pozitiv.

Heroi i Dritës sot ishte Alban Rexhepi, i cili shënoi golin e vetëm dhe të fitorës në këtë ndeshje, mirëpo kjo ndodhi për shkak të gabimit të portierit vushtrrias, Tahirit.

Llamkosi e pati një rast të artë për t’u kthyer në lojë përmes një penalltie, mirëpo nuk arritën ta konkretizojnë atë. Kështu, skuadra e Dritës e nis me këmbë të mbarë edicionin e ri, ndërsa kampioni aktual duhet të analizojë mirë këtë humbje dhe të kthehet në rrugë të drejtë që në ndeshjen e ardhshme. /Telegrafi/ 

Exit mobile version