Telegrafi

Drita e pamëshirshme ndaj Vushtrrisë, fiton thellë dhe është lider i ri në Ipko Superligë

Drita ka shënuar fitore të thellë në kuadër të javës së tetë në Ipko Superligën e Kosovës.

Ish-kampioni kosovar ka mposhtur Vushtrrinë me rezultat të thellë 5-1, në një ndeshje ku shkëlqyen dyshja Haxhimusa-Krasniqi.

Betim Haxhimusa realizoi dy gola në këtë takim, derisa talenti Albin Krasniqi kontribuoi me dy asistime.

Golat tjerë për Dritën i realizuan Lucas Cardozo, Bujar Shabani dhe Xhevdet Shabani.

Ndërsa golin e vetëm për mysafirët e realizoi Matheus nga pika e bardhë në minutën e 80-të.

Pas kësaj fitore Drita është lider i ri në Ipko Superligë me 17 pikë të tubuara, aq sa ka edhe Llapi e Ballkani, por gjilanasit kanë golaverazh më të mirë.

Në anën tjetër Vushtrria mbetet e parafundit në tabelë me pesë pikë.

Në xhiron e nëntë Drita udhëton drejt Skenderajt për tu përballur me Drenicën, ndërsa Vushtrria pret Flamurtarin. /Telegrafi/