Site icon Telegrafi

Drita e ‘njofton’ Dukagjinin me Superligë, fitore e thellë e gjilanasve në Klinë

Drita i ka dhënë leksion Dukagjinit, duke e mposhtur këtë të fundit në shtëpinë e tyre me 4-0.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, filloi me dominimin e ish-kampionëve të Kosovës.

Drita e gjeti golin që në minutën e 9-të, kur Xhevdet Shabani i vetmuar brenda zonës gjuan drejt portës dhe realizon në mes këmbëve të ‘gardianit’ Altik Muhaxhiri (1-0).

Kur pritej që të mbyllej pjesa e parë, Bunjamin Shabani gjendet bukur brenda zonës dhe pas dy tentimesh e dërgon topin në rrjetë për 2-0.

Rezultat që ua këputi këmbët vendasve, që nuk arritën të këndellën as në pjesnë e dytë.

Goli i nokautit erdhi në minutën e 75-të, kur Xhevdet Shabani shënoi edhe një herë me një goditje të dënimit.

Krejt në fund shënoi edhe Betim Haxhimusa për ta mbyllur ndeshjen (4-0).

Drita me këtë fitore arrin në kuotën e gjashtë pikëve, ndërsa Dukagjini ka një pikë, por një ndeshje më pak.  /Telegrafi/

Exit mobile version