Skuadra e Dritës është treguar superiore në duel me skuadrën e Ligës së Dytë, Vllazninë e Pozheranit, me rezultat 8:0. Kjo e fundit në rrethin e parë kishte bërë befasi të dorës së parë duke e eliminuar skuadrën kampione në fuqi dhe fituese të kupës, Prishtinën, pas penalltive.
Edhe më bindëse është treguar Llamkos Kosova në duel me Tefik Çangën, duke shënuar fitore me rezultat 11:0. /Telegrafi/
Digitalb Kupa e Kosovës / Rezultatet e 1/8-ës së finales:
Ferizaj – 2 Korriku 5:2
Gjilani – Ulpiana 2:1
Trepça – Ferronikeli 0:1
Drita – Vllaznia 8:0
Besa – Fushë Kosova 3:1
Hajvalia – Flamurtari 4:3
Llamkos Kosova – Tefik Çanga 11:0
Drenica – Istogu 2:4 pen.