Tashmë është bërë e ditur se Feronikeli do të përballet me kampionin e Gjibraltarit, Lincoln Red Imps, në parakualifikimet në Ligën e Kampionëve.
Skuadra nga Drenasi do ta zhvillojë ndeshjen e parë gjysmëfinale më 25 qershor, ndërsa ajo e dyta do të mbahet tri ditë më vonë.
Rivali i Feronikelit në gjysmëfinale nuk është krejtësisht i panjohur për skuadrat kosovare pasi një vit më parë Drita mposhti brenda në Gjibraltar me rezultatin e thellë 4-1 pikërisht Lincoln Red Imps në finalen e raundit paraeliminator duke siguruar pikërisht kalimin në raundin e parë kualifikues të Ligë e Kampionëve.
Feronikeli është skuadra favorite për ta fituar fazën paraeliminatore por edhe në rast se eliminohet në gjysmëfinale ose në finale, skuadra e Zekirija Ramadanit do të mund të luajë nga rrethi i dytë i Ligës së Evropës, pra nuk do të mbetet jashtë Evrope.
Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë me Feronikelin që këtë vit do të ketë avantazhin e fushës ndaj rivalëve. /Telegrafi/