Site icon Telegrafi

Drita e gjelbër misterioze mbi Ontario

Një dritë misterioze e gjelbër e kapur nga kamera në qiellin e natës mbi Ontario ishte “me shumë gjasë” një meteor, tha një ekspert.

Një kamerë zile dere e një banori në Stittsville regjistroi pamje të dritës së gjelbër që dukej sikur po binte nga qielli rreth orës 9:15 të mbrëmjes të martën.

Organizata Ndërkombëtare e Meteorëve regjistroi raporte të shumta për një zjarrtop në të njëjtën kohë në Ontario, Quebec dhe New York.

Gary Boyle, i njohur si Astronomi i Oborrit të Shtëpisë, i tha CTV News se objekti mund të ketë qenë një meteor ose “madje mbetje hapësinore, por me shumë gjasë një copë e vogël nga materiali i mbetur që krijoi sistemin diellor”. /Telegrafi/

Exit mobile version