Skuadra e Dritës nuk ka të ndalur duke u përforcuar.
Pasi ka marrë në radhët e veta mbrojtësin më të mirë të krahut të djathtë në Kosovë, Viktor Kukën, e lojtarët tjerë si Petrit Osmani e Alban Mavriqi u ka vazhduar kontratat lojtarëve kryesorë që kishte vitin e kaluar.
Por gjilanasit nuk janë ndalur me kaq, pasi kanë transferuar edhe dy lojtarët kyç të Hajvalisë.
Fjala është për mbrojtësin e fuqishëm, Alban Dragushën i cili ka përvojë ndërkombëtare pasi ka zhvilluar karrierë edhe në Suedi e Shqipëri.
Përpos Dragushës, Dritën e ka përforcuar edhe sulmuesi Semir Zeneli i ardhur nga Hajvalia gjithashtu.
Drita ditë më parë është bërë me pronar të ri pasi biznesmeni gjilanas Valon Murseli është zgjedhur kryetar i klubit. /Telegrafi/