Dy ndeshje të fundit në kuadër të xhiros së dytë do të zhvillohet të dielën (sot) në elitën e futbollit kosovar.
Ish-kampioni i Kosovës, Drita do të jetë nikoqir i Flamurtarit të Prishtinës, në një ndeshje ku gjilanasit kërkojnë pikët e para në kampionat.
Drita e nisi me humbje kampionatin e ri pasi pësoi befasisht para tifozëve të vet 0-1 nga Ferizaj.
Në anën tjetër Flamurtari e nisi me barazim kampionatin ku ndau pikët me Prishtinën në kryeqytet.
Gjilanasit synojnë që të marrin pikët e para këtë kampionat, edhe pse një gjë e tillë nuk do të jetë e lehtë.
Flamurtari edicionin e kaluar e kishte mposhtur dy herë Dritën në stadiumin e qytetit në Gjilan.
Interesant pritet të jetë edhe në qytetin e Vushtrrisë, ku përballë njëra tjetrës do të jenë dy rivalët rajonal.
Skuadra e rikthyer në elitë, FC Vushtrria do të jetë nikoqir i Trepçës ’89.
Vushtrriasit pësuan humbje të thellë 4-1 në ndeshjen e parë dhe kërkojnë këndelljen, ndërsa 89-shi vije pas fitores së thellë 4-1 ndaj Gjilanit.
Të dyja takimet fillojnë nga ora 17:00. /Telegrafi/