Drita do të përballet me Prishtinën në kuadër të xhiros së 24-të në elitën e futbollit kosovar.
Dy rivalët e vjetër sa herë janë përballur nuk ka munguar spektakli dhe kjo ndeshje konsiderohet si klasikja e futbollit kosovar duke marrë parasysh edhe rivalitetin ndër vite që e kanë pasur dy skuadrat.
Gjilanasit synojnë të rikthehen te fitorja dhe të vazhdojnë garën për titull të kampionit, pasi humbjes befasuese nga Fushë Kosova javën e kaluar.
Në anën tjetër Prishtina fitoi ndaj Lirisë dhe synon që mos të mposhtet në Gjilan.
Formacionet zyrtare:
Drita: Maloku, Be. Krasniqi, Mesa, Thaqi, Ovouka, Broja, Dabiqaj, Ajzeraj, Selmani, Prapashtica, Bl. Krasniqi.
Prishtina: Nika, Bytyqi, Limani, Useini, Muja, Islami, Hamiti, Pefqeli, Gashi, Kryeziu, Hyseni.
/Telegrafi/