Drita dhe Prishtina kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 26-të në BKT Superligën e Kosovës.
“Intelektualët” janë nikoqir të “Plisave” në përballjen e dy rivalëve të mëdhenj të viteve të fundit, takim që pritet të zhvillohet në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, me fillim nga ora 13:30.
Ekipi i Ardian Nuhiut vjen në këtë ndeshje me formë jo të mirë, pas dy humbjeve dhe dy barazimeve radhazi, por synon t’i kthehet fitores për të mos rrezikuar pozitën që i dërgon në Evropë.
Në anën tjetër, ekipi i Abdulah Ibrakovic ka rikthyer formën në ndeshjet e fundit duke marrë dy fitore radhazi në kampionat dhe duke eliminuar Ballkanin në Kupë, kështu që shpreson të vazhdoj me rezultate pozitive.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Drita: Maloku; Limani, Balde, Cuculi, Blakqori; Bardhoku, Namani, Fazliu; Ajzeraj, Simonovski, Kryeziu;
Prishtina: Haxho; B.Krasniqi, Pllana, Tomasevic, Mici; Karabeci, Boshnjaku; Mankenda, E.Krasniqi, John; Kryeziu;
/Telegrafi/